

Kategoritë
Sport

Spanja do të përballet sonte me Argjentinën në orën 21:00, duke hyrë në ndeshje si favorite e lehtë dhe duke synuar ta fitojë titullin e dytë të kampionit të botës në historinë e saj.
Nëse e arrin këtë sukses, seria e saj pa humbje do të zgjatet në 38 ndeshje, një rekord që deri më tani nuk është arritur kurrë në futbollin botëror.
Fitorja 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinale ishte ndeshja e 37-të radhazi pa humbje për Spanjën në ndeshjet zyrtare, duke barazuar kështu rekordin e Italisë të vendosur në periudhën 2018–2021.
Megjithatë, nëse sonte spanjollët nuk humbin brenda 90 minutave, ata do të vendosin një rekord të ri dhe mbresëlënës me 38 ndeshje radhazi pa humbje në ndeshjet zyrtare.
Gjatë kësaj serie, Spanja u shpall kampione e Evropës në vitin 2024, ndërsa tani ka mundësinë ta kompletojë historinë duke e shndërruar këtë gjeneratë në kampionen absolute të futbollit botëror.