Sipas anketës, 48 për qind e pjesëmarrësve thanë se janë të kënaqur nga performanca e presidentit Trump në detyrë ndërsa 52 për qind nuk ishin të kënaqur.
Sipas një sondazhi të zhvilluar në SHBA, 52 për qind e qytetarëve nuk e miratojnë performancën e presidentit Donald Trump në detyrë.
CNN realizoi një anketë mbarëkombëtare me 2.212 persona, si nëpërmjet internetit ashtu edhe me telefon, midis 24 dhe 28 shkurtit, të kryer nga kompania e pavarur kërkimore SSRS për të shqyrtuar pikëpamjet e publikut amerikan mbi performancën e Trumpit si president.
Sipas anketës së realizuar menjëherë para fjalimit të parë zyrtar të Trumpit në Kongres, 48 për qind e pjesëmarrësve thanë se janë të kënaqur nga performanca e tij në detyrë ndërsa 52 për qind nuk ishin të kënaqur.
Përqindja e kënaqësisë ndaj performancës së Trumpit ishte më e lartë sesa sondazhi i kryer përpara fjalimit të parë në Kongres gjatë presidencës së mëparshme.
– 90 për qind e pjesëmarrësve Republikanë janë të kënaqur nga performanca e Trumpit
Sipas sondazhit, 90 për qind e të anketuarve Republikanë thanë se ishin të kënaqur me performancën e Trumpit si president ndërsa 90 për qind e demokratëve dhe 59 për qind e të pavarurve thanë se nuk e pëlqejnë performancën e presidentit.
Më tej bëhet e ditur se 45 për qind e të anketuarve pohuan se propozimet politike të Trumpit e çojnë vendin “në drejtimin e gabuar”.
Shumica e të anketuarve, 52 për qind, thanë se Trump nuk i kushton aq vëmendje çështjeve më të rëndësishme të vendit se sa duhet ndërsa 40 për qind thanë se presidenti ka prioritete të duhura.
Në sondazh, 41 për qind e të rinjve të moshës 18-34 vjeç thanë se ishin të kënaqur me performancën e Trumpit si president ndërsa 51 për qind thanë se ishin të pakënaqur.
Mbështetja për Trumpin te meshkujt ishte më e lartë sesa te gratë me 54 dhe 42 për qind.