Një qendër e madhe tregtare në Varshavë u shkatërrua pothuajse plotësisht nga zjarri që shpërtheu mbrëmë, njoftuan autoritetet e qytetit.
Qendra tregtare “Marivilska 44”, me rreth 1400 dyqane, ishte një nga komplekset më të mëdha të këtij lloji në Varshavë. Ajo ishte në pronësi dhe menaxhuar nga kompania “Mirbud”.
🇵🇱 A huge fire broke out on the territory of a shopping complex In Warsaw, Poland.
There is a threat of the roof of the building collapsing.
— Lord Bebo (@MyLordBebo) May 12, 2024
“Zjarri është duke u shuar dhe do të duhet shumë kohë, ndoshta disa orë”, tha në konferencën për media Marijuš Feltinovski, komandant i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve.
Ai shtoi se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë rreth 200 zjarrfikës.
Ende nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar nga zjarri.
Siç shihet në fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, dëmi në qendrën tregtare është i madh dhe do të matet në miliona euro.