Ish-kandidatja presidenciale e SHBA-së, Nikki Haley, u fotografua duke shkruar “Finish Them” në një granatë izraelite teksa vizitonte vendet pranë kufirit verior me Libanin.
Fotoja u postua në X të martën nga Danny Danon, një anëtar i parlamentit izraelit dhe ish-ambasador në Kombet e Bashkuara, i cili shoqëroi Haley-n në vizitën e saj.
“Përfundojini. Këtë e ka shkruar shoqja ime, ish-ambasadorja Nikki Haley”, ka shkruar Danon në postimin e tij, i cili tregonte një Haley të gjunjëzuar duke shkruar mbi një guaskë me një shënues të purpurt.
Nikki Haley arrived in Israel the day of the Rafah Massacre.
Here, she is writing “finish them” on a shell that will be used to BOMB innocent CHILDREN. pic.twitter.com/oxS6mu2agm
— Khalissee (@Kahlissee) May 28, 2024
Haley la mesazhin, “Amerika (simboli i zemrës) Izrael, gjithmonë”.
Bomba si ajo e firmosur nga Haley kanë vrarë mijëra palestinezë të pafajshëm. Më shumë se 36,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e kryera nga Izraeli në Gaza që nga 7 tetori.
Në 24 orët e fundit, si pasojë e sulmit me bombë në çadrat në Rafah, të paktën 72 palestinezë u vranë, ndërsa qindra u plagosën.