Siria rikthehet si anëtare e OBI-së nëpërmjet iniciativës së Türkiyes

Në takimin e Këshillit të Jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të OBI-së në Xhide u miratua një projektrezolutë dhe u riaktivizua anëtarësimi i Sirisë në OBI, i cili ishte pezulluar për gati 13 vjet

Anëtarësimi i Sirisë në Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili ishte pezulluar prej 13 vitesh, është riaktivizuar pas nismës së Türkiyes, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, iniciativa e Türkiyes gjatë takimit të Këshillit të Jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të OBI-së në Xhide hapi rrugën për kthimin e Damaskut në organizatë.

Çështja e rikthimit së anëtarësimit të Sirisë në OBI u shtua në rendin e ditës së takimit në Xhide, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

Në takim u miratua projektrezoluta dhe u riaktivizua anëtarësimi i Sirisë në OBI, i cili ishte pezulluar për gati 13 vjet.

Pas miratimit të rezolutës, ministri i Jashtëm sirian Assad Hassan Shaibani ishte i ftuar në takim dhe zuri vendin e tij në tryezën që përfaqësonte Sirinë.

Më 24 qershor 2012, Komiteti Ekzekutiv i Jashtëzakonshëm i OBI-së në nivel ministror i mbajtur në Xhide diskutoi situatën në Siri dhe bëri një rekomandim për të pezulluar anëtarësimin e Sirisë në OBI në një kohë kur dhuna e regjimit të Bashar al-Asadit kundër popullit të vet po rritej. Më pas, në Samitin e 4-t të Jashtëzakonshëm të OBI-së të mbajtur në Mekë më 14-15 gusht 2012, anëtarësimi i Sirisë në OBI u pezullua.

Kategoritë
BotaLajme