– Tymi u pa duke u ngritur në Jableh pas një zjarri në një ish-lokacion ushtarak, i cili shkaktoi shpërthimin e municioneve.
Dëgjohen shpërthime në qytetet bregdetare të Sirisë, Jableh dhe Banyas, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
Tymi u pa duke u ngritur në Jableh pas një zjarri në një ish-lokacion ushtarak, i cili shkaktoi shpërthimin e municioneve, njoftoi SANA.
Ende nuk ka informacione në lidhje me lëndimet e mundshme.