Shoqata ”Gönül Eli” në Mamushë ndihmon të prekurit nga vërshimet në Skënderaj dhe Mitrovicë

Shoqata Humanitare ”Gönül Eli” në Mamushë  në bashkëpunim me shoqatën ”HASENE” në Gjermani realizoi aktivitetin humanitar në Skënderaj dhe në Mitrovicë të cilët ndihmuan me pako higjenike familjet të prekura nga vërshimet, shkruan Gazeta e Re

Ndihmat janë dorëzuar familjeve të identifikuara nga Drejtoritë e Mirëqenies Sociale të këtyre komunave dhe organizatës joqeveritare Zgjatma Dorën.

Përfaqësuesit e organizatës ”Gönül Eli” thanë se deri më tani kanë shpërndarë 250 pako higjenike dhe sende që përdoren për nevojat elementare, për këtë aktivitet falënderuan donatort të këtij aktiviteti./Gazeta e Re

 

 

Kategoritë
LajmeVendi