Shkrimtari izraelit e krahasoi Netanyahun me Millosheviçin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme

Shkrimtari izraelit Etan Nechin e krahasoi Benjamin Netanyahun me Slobodan Millosheviçin për shkaktimin e luftës në Gaza dhe krizën e brendshme politike.

I mbyllur politikisht, Netanyahu mund të ndjekë rrugën e ndjekur nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990. Millosheviqi ishte një nga liderët e ish-Jugosllavisë kur federata komuniste po shpërbëhej.

“Netanyahut i pëlqen të krahasohet me Churchillin. Por krahasimi me Sllobodan Millosheviçin e hershëm është më i përshtatshëm”, tha Etan Nechin, një shkrimtar izraelit, në Platformën X.

Nechin e krahason politikën e Netanyahut me atë të Millosheviqit, për arsye se ai u dha liri lëvizjeve ekstreme nacionaliste serbe për arsyet e tij cinike, raporton TRT turke.
Gjatë viteve 1990, Millosheviçi, i cili ishte në telashe politike, luajti një rol kyç në ndezjen e një lufte të përgjakshme civile midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Ashtu si Millosheviqi, Netanyahu sot përballet me një krizë të paprecedentë politike të brendshme dhe shumë akuza që variojnë nga korrupsioni deri te gabimet e sigurisë.

Prandaj, shkrimtari izraelit beson se Millosheviçi inicioi një nga regjimet më brutal të shekullit të njëzetë. Netanyahu, ashtu si Millosheviqi, u akuzua për gjenocid kundër dy kombeve myslimane. Në anën tjetër, Millosheviqi u akuzua për gjenocid në vitin 2006 dhe vdiq në paraburgimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës.

Kategoritë
BotaLajme