SHBA, rreth 2.500 persona të arrestuar në demonstratat në mbështetje të Palestinës nëpër universitete

Rreth 2.500 persona u arrestuan në demonstratat në mbështetje të Palestinës që u mbajtën në universitete në të gjithë SHBA-në, transmeton Anadolu.

Fox News njoftoi se numri i personave të ndaluar në demonstratat në kampuset që nga 18 prilli është afërsisht 2.500.

Demonstratat në mbështetje të Palestinës pritet të vazhdojnë pavarësisht ceremonive të diplomimit të planifikuara të mbahen javën e ardhshme në universitetet në SHBA.

Edhe gjatë fundjavës vazhduan protestat pavarësisht ndërhyrjeve.

Tensioni shpërtheu dje në Universitetin DePaul në Chicago mes studentëve që mbështesin Palestinën dhe protestuesve kundërshtues.

25 mbështetës palestinezë u arrestuan në demonstratën e mbajtur në Universitetin Virgina në Charlottesville të shtunën.

Në Universitetin South California (USC), dje, policia e Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) largoi studentët që mbështetnin Palestinën dhe hoqi kampin e Solidaritetit me Gazën në kampus.

Kategoritë
BotaLajme