SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në mbarë botën: Tregoni kujdes të shtuar

Departamenti Amerikan i Shtetit bënë thirrje për shtetasit amerikanë në të gjithë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Thirrja e DASH vjen pas sulmeve amerikane në vendet bërthamore të Iranit.

Në postimin në Facebook të ambasadës shkruhet se ekziston mundësia e protestave kundër qytetarëve amerikanë dhe interesave të SHBA, duke i kërkuar të marrin informacion të detajuar në rast udhëtimi.

“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim”, shkruan ambasada.

SHBA bombardoi të shtunën vonë vendet bërthamore të Iranit, ndërsa ky i fundit është zotuar për një “përgjigje vendimtare”.

Kategoritë
BotaLajme