Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të specifikojë kohëzgjatjen e pauzës, por tha se ajo do të “zgjerohet”
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se një “propozim serioz” është ofruar për të lehtësuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi të gjatë në Rripin e Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu.
“Ne besojmë se ka pasur një propozim serioz të paraqitur këtu për një pauzë të zgjatur që mund t’i bëjë të gjitha gjërat që kemi thënë se mund t’i bëjë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
“Ne tani ende jemi në procesin e përpjekjes për ta bërë atë propozim të nënshkruar dhe duke u zhvilluar”, shtoi ai.
Kirby nuk pranoi të tregojë nëse Hamasi iu përgjigj marrëveshjes, duke përmendur se negociatat po vazhdojnë.
“Unë nuk do të preferojë të flas për atë se ku njerëzit janë në detaje dhe ku janë ata për sa i përket miratimit përfundimtar, por ne nuk kemi një marrëveshje në këtë pikë. Ne shpresojmë se mund ta mbyllim atë shumë shpejt”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të specifikojë kohëzgjatjen e pauzës, por tha se ajo do të “zgjerohet”.
Raportet gjatë fundjavës sugjeruan se grupi palestinez e hodhi poshtë propozimin, pretendime që Hamasi i mohoi. Një burim për Anadolu të dielën tha se konsultimet e Hamasit me fraksionet e tjera palestineze janë duke vazhduar.
“Hamasi nuk i ka informuar ndërmjetësit për refuzimin e propozimit për një shkëmbim pengjesh dhe armëpushim. Grupi vazhdon konsultimet e tij me të gjitha fraksionet dhe komponentët palestinezë në lidhje me propozimet dhe do t’i japë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve së shpejti”, tha burimi.
Më herët, Ismal Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, tha se grupi mori një propozim të diskutuar në një takim në Paris në fund të muajit të kaluar. Ai tha se gjithashtu mori një ftesë për të vizituar Kajron për të diskutuar marrëveshjen, pa specifikuar datën e vizitës në kryeqytetin egjiptian.
Më 28 janar, sipas burimeve palestineze dhe amerikane, një takim u mbajt në Paris me pjesëmarrjen e Izraelit, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për të diskutuar një marrëveshje me tre faza që përfshin një shkëmbim pengjesh dhe një ndërprerje të armiqësive në Gaza.
Sipas burimeve nga të dyja palët, Izraeli vlerëson se ka të paktën 136 pengje izraelite në Gaza, ndërsa mban mbi 8.800 palestinezë në burgjet e saj, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim për numrin përfundimtar nga asnjëra palë.