SHBA-ja dënon sërish dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR’it – kërkon që kryetarët në Veri të gjejnë lokacione alternative

Zyrtari për informim në Shtëpinë e Bardhë, Vedant Patel, në konferencën ditore për media ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai sërish ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR’it në Veriun e Kosovës.

Ndërkaq, përmendi se SHBA-ja ka kritikuar qasjen ndaj objekteve komunale nga kryetarët në Veri, duke kërkuar që punën ta kryejnë në lokacione alternative.

”Kjo është diçka që ne jemi duke vazhduar të mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të ngritur drejtpërdrejtë me të dya qeveritë dhe ju keni të drejtuar, SHBA-ja dënon dhunën e papranueshme ndaj pjesëtarëve të NATO’s, 14 trupa paqeruajtëse si dhe gazetarë u lënduan dhe ne kemi thirrur të gjitha palët të marrin veprime të menjëhershme që e de-përshkallëxojnë situatën”, ka thënë ai.

Po ashtu e ka përmendur nevojën për të pasur zgjedhje në Veri të Kosovës.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të mundësojnë që kryetarët e tyre të kryejnë punën në lokacione alternative po ashtu tërheqjen e policisë nga afër objekteve”, ka thënë ai.

Protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e KFOR’it duke u lënduar disa prej tyre. Këto akte janë dënuar nga bota perëndimore.

Por ambasadat perëndimore kanë pasur kritika edhe për Qeverinë e Kosovën duke i kritikuar për “veprime të njëanshme”.

Kategoritë
LajmeVendi