SHBA, 12 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë së borës

Stuhia e borës në SHBA ka lënë pa energji elektrike mbi 1 milion njerëz në mbarë vendin ndërsa 12 persona kanë humbur jetën nga aksidentet lidhur me kushtet e motit

Stuhia e borës në SHBA ka lënë pa energji elektrike mbi 1 milion njerëz në mbarë vendin ndërsa 12 persona kanë humbur jetën nga aksidentet lidhur me kushtet e motit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi se erërat e ftohta që vijnë nga Poli i Veriut dhe kanë vendosur nën ndikim vendin do të vazhdojnë efektin e tyre në lindje të vendit edhe gjatë fundjavës.

Sipas lajmit të BBC-së, 12 persona kanë humbur jetën në aksidentet lidhur me kushtet e motit në të gjithë vendin. Parashikohet se mbi 200 milionë njerëz do të preken nga dimri i acartë në SHBA. I ftohti mund të jetë efektiv nga kufiri kanadez deri në kufirin meksikan.

Për shkak të stuhisë temperaturat në shtetet Montana, Dakota e Jugut dhe Wyoming kanë rënë në minus 45 gradë Celsius.

Teksa në shumë shtete kryesisht në New York, Virginia, Kentucky, Georgia, Karolina e Veriut dhe Oklahoma është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, presidenti i SHBA-së, Joe Biden u ka kërkuar qytetarëve që t’u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve.

Faqja FlightAware, për ndjekjen e fluturimeve tha se më shumë se 8.000 fluturime u anuluan dhe më shumë se në mbi 25 mijë fluturime u shënuan vonesa përpara Krishtlindjeve, një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për udhëtimet.

 “Ftohtë në masën që “mund të vërehet një herë në një gjeneratë”

Agjencitë kombëtare dhe lokale të raportimit të motit në SHBA paralajmëruan më 21 dhjetor për kushte të rënda të të ftohtit dhe borës të cilat mund të vërehen “një herë në një gjeneratë”.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) tha se në disa rajone të vendit po afrohen kushtet e motit të ftohtë që nuk janë përjetuar në 40 vitet e fundit. Shërbimi i motit vuri në dukje se “reshjet intensive të borës mund t’i bëjnë udhëtimet shumë të vështira ose të pamundura dhe se mund të përbëjnë kërcënim për jetën”.

Gjithashtu u nda informacioni se stuhia që do të ndodhë me efektin e motit të ftohtë do të jetë e barabartë me presionin e një uragani të kategorisë 3 në rajonin e Liqeneve të Mëdha (Great Lakes) të vendit në kufirin me Kanadanë.

Për shkak të stuhisë, katet përdhese të disa spitaleve dhe bizneseve në vijën bregdetare të New Jersey me pamje drejt Manhattanit u mbuluan nga ujërat e lumit Hudson që doli nga shtrati ndërsa shumë automjete u dëmtuan si pasojë e përmbytjes.

Kategoritë
BotaLajme