Selimi: ShBA dhe BE dhanë prova të rëndësishme se si u financua grupi i Bajnskës

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj grupit që organizoi sulmin terrorist në Bajnskë të Zveçanit para një viti.

Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka përmendur se prokuroria tha që BE-ja dhe ShBA-ja kanë ndihmuar në sigurimin e provave të rëndësishme mbi financimit e grupit.

“Shumë mirë.” – ka shkruar ai në fund.

“Prokuroria Speciale e Kosovës paditi 45 militantë serbë për rolin e tyre në sulmin terrorist në Banjska vitin e kaluar, kur u vra një oficer kosovar. E rëndësishme, prokuroria deklaroi se “BE-ja dhe ShBA dhanë prova themelore dhe të rëndësishme se si financohej ky grup. Shumë mirë”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi