Pas më shumë se gjashtë javësh rishikim, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka dhënë njoftimin e fundit për programet e USAID-it nëpër botë, shkruan Gazeta Metro.
Sekretari Rubio sapo njoftoi se SHBA-ja do të anulojë 83% të programeve të USAID-it nëpër botë, agjenci kjo që vepron edhe në Kosovë.
Sipas Rubios, 5 mijë e 200 kontrata janë anuluar, sepse kanë qenë në kundërshtim me interesat kombëtare të SHBA-së.
“Në konsultim me Kongresin, kemi qëllim që për 18% të programeve të mbetura (rreth 1 mijë) të administrohen tash në mënyrë më efikase nga Departamenti i Shtetit”, shkroi Rubio në X.
Pas vendimit të presidentit Trump për rishikim të ndihmave ndërkombëtare, pothuajse të gjitha programet amerikane që veprojnë në Kosovë janë ndalur gjithashtu dhe ende nuk dihet sa prej tyre do të vazhdojnë së ekzistuari./gazetametro.net