Satelitët kanë konfirmuar shkatërrimin e avionëve luftarakë rusë Su-34 pas një operacioni të përbashkët të kryer më 27 qershor nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe Forcat e Operacioneve Speciale në aerodromin Marinovka.
Fotografitë satelitore të marra më 29 qershor zbulojnë pasojat e sulmit të suksesshëm mbi bazën ajrore ushtarake ruse në Marinovka. Sipas pamjeve, dy avionë Su-34 janë shkatërruar plotësisht, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Në vendin e njërit prej avionëve të dëmtuar vërehen shenjat e një shpërthimi të mundshëm të bombave dhe raketave që mbante ai aeroplan. Për krahasim, imazhet satelitore Sentinel-1 të datës 25 qershor tregojnë se në këtë lokacion kishte një grup avionësh rusë, gjë që konfirmon më tej suksesin e sulmit.
Përforcim i mëtejshëm i humbjeve në aviacionin taktikal rus erdhi nga raportet e korrespodentëve ushtarakë rusë dhe kanalet pro-Kremlini në Telegram, përfshirë edhe kanalin më të ndjekur “Fighterbomber”.
Që nga fillimi i agresionit rus, avioni Su-34 u bë platforma kryesore për sulme me raketa ndaj qyteteve ukrainase dhe pozicioneve të forcave ukrainase përgjatë vijës së frontit.
Që nga shkurti 2022, aviacioni luftarak i ushtrisë ruse ka humbur të paktën 32 avionë Su-34 dhe një Su-34M.