Rusia i është përgjigjur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, i cili ka thënë se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndiqet penalisht për ‘krime lufte’ në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë.
Rusia i është përgjigjur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, i cili ka thënë se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndiqet penalisht për ‘krime lufte’ në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Mariya Zakharova këshilloi Shtetet e Bashkuara të fillojnë hetimet për krimet e luftës fillimisht nga Jugosllavia dhe Iraku.
“Le të fillojnë me bombardimet në Jugosllavi dhe pushtimin e Irakut. Ata mund të gjejnë edhe regjisorët kryesorë të skenave në Srebrenicë. Dhe, natyrisht, drejtorët e tregtisë së organeve në Kosovë nën maskën e zyrtarëve amerikanë. Pasi të mbarojnë mund të fillojnë nga bombardimi i Japonisë me armë bërthamore”, tha Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.
Ndërkaq ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në lidhje me çështjen tha se “Ndërgjegjja e politikanëve amerikanë që filluan luftën në Irak me pretekste të njohura, të cilët së bashku me partnerët e tyre të NATO-s shpërbënë Libinë, që hynë në Siri, nuk është në gjendje të mirë”.
Biden thotë se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë pas akuzave për ‘masakrën në Buça’.
Duke e quajtur Putinin ‘kriminel lufte’ Biden tha se “Ai është një kriminel lufte, por ne duhet të mbledhim informacione”.
Ushtria ruse filloi një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.