“Qëllimi ynë është të lirojmë secilin prej tyre”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy duke falënderuar ata që lehtësuan në shkëmbimin.
Rusia dhe Ukraina kryen një shkëmbim të burgosurish në përputhje me marrëveshjen e arritur këtë muaj në Stamboll.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një grup ushtarësh të saj u kthyen nga territori i kontrolluar nga Ukraina dhe tani ndodhen në Bjellorusi duke marrë mbështetje mjekësore dhe psikologjike.
“I gjithë personeli ushtarak rus do të transportohet në Federatën Ruse për trajtim dhe rehabilitim”, tha ministria.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se një grup ushtarësh ukrainas të mbajtur në Rusi u sollën në shtëpi.
“Këta janë ushtarë të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare, Shërbimit Shtetëror Kufitar. Shumica e tyre kanë qenë në robëri që nga viti 2022”, tha ai.
Zelenskyy theksoi se ushtarët e liruar kishin mbrojtur Ukrainën në disa rajone, përfshirë Donetskun, Zaporizhzhian, Luhanskun, Kharkivin, Sumyn, Chernihivin dhe kryeqytetin Kiev.
“Qëllimi ynë është të lirojmë secilin prej tyre”, tha presidenti ukrainas duke falënderuar ata që lehtësuan në shkëmbimin.