Rusi, rrëzohet një avion luftarak dhe një helikopter në rajonin Bryansk

“Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit ‘Mi-8’ në rajonin Bryansk”, njofton agjencia ruse e lajmeve TASS

Në rajonin Bryansk janë rrëzuar një avion luftarak “Su-34” dhe një helikopter “Mi-8”, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë ruse të lajmeve TASS të cilin e bazon mbi zyrtarët lokalë të shërbimit të urgjencës, thuhet se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit “Mi-8” në rajonin Bryansk.

Në lajm pretendohet se helikopteri u rrëzua si pasojë e përfshirjes së motorit nga zjarri.

Gjithashtu njoftohet se në të njëjtën zonë në afërsi të kufirit me Ukrainën është rrëzuar edhe avioni ushtarak Su-34 ndërkohë nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me fatin e atyre që ndodheshin në avion.

Kategoritë
BotaLajme