Rritet në 55.100 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë thotë se gati 127.400 palestinezë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori 2023

Të paktën 55.104 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Një deklaratë të ministrisë thuhet se 123 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit ndërsa 474 persona u plagosën, duke e çuar numrin total të të plagosurve në sulmet izraelite në 127.394.

“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të tek ata”, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 4.821 persona dhe ka plagosur 15.535 të tjerë, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Kategoritë
BotaLajme