Rreth 56.000 palestinezë të vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza

– Më shumë se 131.500 palestinezë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori 2023, thotë Ministria e Shëndetësisë

Të paktën 55.998 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ministrisë konfirmohet se 39 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, përfshirë 17 kërkues ndihmash, ndërsa 371 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 131.559 në sulmet izraelite.

“Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë”, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 5.685 persona dhe ka plagosur 19.518 të tjerë, duke shkelur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Kategoritë
BotaLajme