Qeveria ka marrë vendim për të shtyrë për tre muaj regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi kishte për të filluar nga 1 shtatori dhe tani do të shtyhet nga 1 nëntori.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo është bërë për shkak të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nuk ka arritur të planifikojë në të gjitha detajet këtë proces, raporton Ekonomia Online.
“Me miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave kemi nisur një proces të rëndësishëm për politikëbërje në segmente e fusha të caktuara”.
“Një sërë aktivitetesh ishin të nevojshme për t’u përgatitur për datën 1 shtator kur duhej të fillonte regjistrimi i popullsisë edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendrorë të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së ASK-së që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet e fundit”, tha ai.







