Raportohet se janë suspenduar tre policë në Skenderaj, shkak mosreagimi ndaj sulmit me vezë ndaj eskortës së Kurtit?

Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, ku kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje dhe eskorta e tij u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.

Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tre policë, ndaj të cilëve është shqiptuar tashmë masa e suspendimit.

Akoma nuk dihet arsyetimi mbi këtë vendim.

 

 

Kategoritë
LajmeVendi