Raportet financiare të KQZ-së: Vetëvendosje me mbi 2 milionë euro të hyra gjatë vitit të kaluar, PDK mbi 800 mijë e LDK mbi 700 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.

KQZ sqaron se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit të auditimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje,  gjatë vitit 2023 ka pasuri 1,475,329.19 euro.

Vlera e pasurisë afatgjate, sipas raportit,  ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë  e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121 mijë e 779 euro.

Ndërkaq tek pasuritë afatshkurta, shuma është milionëshe dhe arrin në  1.353.540.63 euro.

Sipas raportit, të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë 2,098,592 euro, e ndërkohë shpenzimet 1,381,285 euro.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi