Ramazani në Gaza: Tregu i ngritur mes rrënojave në Jabalia

Në ditën e tretë të Ramazanit, palestinezët kanë bërë blerje në një treg të ngritur mes rrënojave të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës

Në ditën e tretë të Ramazanit, palestinezët kanë bërë blerje në një treg të ngritur mes rrënojave të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha gjatë sulmeve izraelite, raporton Anadolu.

Pasi Izraeli ndaloi ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, palestinezët u dyndën në treg për të plotësuar nevojat e tyre themelore.

Sulmet izraelite që filluan nga 7 tetori 2023 kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në Rripin e Gazës duke mos kursyer as veprat historike dhe arkeologjike.

Që nga 19 janari, në Gaza është në fuqi një marrëveshje armëpushimi, duke ndalur luftën izraelite që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka lënë enklavën palestineze në gërmadha.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 kanë humbur jetën gjithsej 48.397 palestinezë ndërsa 111.824 të tjerë janë plagosur.

Kategoritë
BotaLajme