Deputeti i LDK-së, Paris Guri ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Kryetarin Përparim Rama se në “vjesht duhet të gjejë punë tjeter”.
Ai ka shkruar se kështu kanë thënë edhe para katër vitesh, por diçka e tillë i ndodhi Arben Vitisë të VV-së.
“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, ka shkruar ai në Facebook, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.
Në vendosjen e gurëthemelit të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, Kryetari Përparim Rama i tha Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të takohen e të bashkëpunojnë për projektet e mëdha të kryeqytetit të cilat kanë mbetur të bllokuara.
Por për këto projekte madhore, Kurti i tha Ramës se planet shumëvjeçare duhet të bëhen “mbase me dikë tjetër, e Rama “pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.