Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar dhe me Elon Musk, pronarin e SpaceX, Tesla, platformës X, i njohur si një nga njerëzit më të pasur në botë.
Musk ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë dhe kryeministri Rama i ka thënë se “ka shumë për të parë dhe bërë, por mbi të gjitha e sigurt që s’do pendohesh”.
Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!
Edi Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurt që s’do të pendohesh.











