Lideri i partisë ekstreme të djathtë në Holandë, PVV, Geert Wilders, u largua sot nga Qeveria e këtij vendi.
Wilders deklaroi se nuk mund ta mbështesë më dështimin e saj për të frenuar kërkesat për azil. Partnerët e koalicionit – VVD konservator, NSC centrist dhe partia bujqësore BBB – nuk arritën të arrijnë një marrëveshje me liderin e PVV-së.
Qeveria e koalicionit, në të cilën PVV kishte shumicën, zgjati 11 muaj dhe u karakterizua nga përçarje të shpeshta.
Në vazhdim, Parlamenti duhet të gjejë një koalicion të ri me një shumicë të re ose të shpallë zgjedhje të reja.
Ky veprim i Wilders e shtyn vendin drejt një pasigurie politike gjithnjë e më të madhe.