Qytetarët të shqetësuar me qasjen e Qeverisë ndaj Policisë: Mos të thuren vetëm lavde e fjalë boshe

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar me qasjen e Qeverisë ndaj Policisë së Kosovës. Madje ata thonë se për pjesëtarët e Policisë po folën vetëm fjalë boshe e po thuren lavde, por që nuk ka bëhet asgjë konkrete.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë me vendimin për zvogëlimin e shtesave të rrezikshmërisë

Nehat Kela, thotë se është kjo është pamje jo e këndshme, e sidomos për gjeneratat më të vjetra.

“Natyrisht që duhet me iu rritë pagat së janë një ndër djemtë më të mirë dhe vashat më të mira që punojnë aty. Duhet me u respektua këta njerëz, por edhe duhet me i pagua. Pamje jo e këndshme për neve si gjenerata më e vjetër kur Policia del në rrugë, është shumë keq është shumë alarmante”.

Ardian Krasniqi, tha se Qeveria e Kosovës duhet të merret urgjentisht me kërkesat e Policisë.

“Ata kanë të drejtë, ata janë qytetarë të Kosovës janë në vijë të parë të frontit edhe ata kanë familje edhe ata kanë kredi, edhe ata kanë fëmije kanë nevojë për senet elementare, edhe janë më përgjegjësi shumë të lartë”.

“… për fate të keq nuk është dashtë na me i pa ata aty, u dashtë Qeveria e Republikës së Kosovës me u marr më atë çështje në mënyre paqësore, jo me protestë”.

Fatmir Smaili, tha së Policia e Kosovës edhe kur nuk është në punë është në shërbim të vendit, raporton EO.

“Protesta është e duhur duhet normal më ia rritë rrogat me ia plotësua kushtet  e Policisë, ata janë mbrojtja e vendit, ata e mbrojnë ligjin, i mbrojnë të gjitha gjërat që duhen për shtet, ka qenë e dhimbshme për krejt popullin”.

“… ata janë të fundit që duhet me dal në protestë atyre duhet me ia plotësua kushtet, edhe kur nuk janë në punë ata janë në detyrë gjithë”.

Selajdin Bytyqi, thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i lënë fjalët boshe dhe lëvdatat, por të punojnë në rritjen e pagave të policëve.

“Kryeministri e  krejt politikanët i kanë lavdëruar lidhur me rastin që ndodhi në Banjskë që e kanë treguar guximin dhe fituan atë betejë, por nuk po del bash në fjalë as kryeministri e as Qeveria që me i lanë ato fjalë vetëm fjalë të thata t’i lavdërojmë, por t’iu rritin pagat Policisë”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi