Për shkak të lëshimeve të raketave, alarmet u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Izraelit gjatë gjithë incidentit, duke sinjalizuar një gjendje të shtuar gatishmërie në të gjithë vendin
Derisa tensionet u përshkallëzuan, izraelitë në qytetin Ashkelon nxituan drejt dyqaneve duke zbrazur raftet mes frikës së hakmarrjes së mëtejshme iraniane, raporton Anadolu.
Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në rajone të shumta të Izraelit, ndërkohë që sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kapën dhjetëra raketa iraniane.
Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi një sulm masiv të duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, si dhe shkencëtarë bërthamorë.
Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.
Më vonë në mbrëmje, Irani nisi një sulm hakmarrës me raketa ndaj Izraelit, me raketat iraniane të cilat sipas burimeve ushtarake izraelite goditën shtatë lokacione të të gjithë vendin.
Radioja Ushtarake e Izraelit raportoi se ekipet e emergjencës po operojnë në vendet e prekura dhe se puna po vazhdon në zonat e prekura.
Për shkak të lëshimeve të raketave, alarmet u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Izraelit gjatë gjithë incidentit, duke sinjalizuar një gjendje të shtuar gatishmërie në të gjithë vendin.