Qindra traktorë bllokuan rrugën kryesore në Pragë, fermerët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë

Qindra fermerë çekë futën traktorë në qendër të kryeqytetit Pragë, duke ndërprerë trafikun përpara ndërtesës së Ministrisë Çeke të Bujqësisë, si pjesë e një proteste kundër çmimeve të larta të energjisë, dokumenteve të komplikuara dhe Marrëveshjes Mjedisore të BE-së.

Fermerët çekë planifikojnë t’i bashkohen protestave, të cilat janë mbajtur në të gjithë Evropën këtë vit, duke përfshirë Poloninë, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Greqinë dhe Italinë, megjithëse shumica e shoqatave bujqësore janë distancuar nga veprimet e sotme.

Fermerët përdorën traktorë për të bllokuar njërën korsi të rrugës kryesore në Pragë, duke ngadalësuar, por jo duke ndaluar plotësisht trafikun.

Disa qindra demonstrues kanë brohoritur parrulla të tilla si “Turp!” para Ministrisë dhe “Dorëheqja!” dhe të cilat i janë drejtuar ministrit përkatës, i cili nuk është takuar me organizatorët e protestës.

Qeveria çeke pretendon se organizatorët e protestës “kanë pak të bëjnë me praktikën aktuale të bujqësisë”.

Kategoritë
BotaLajme