Qielli mbulohet nga aurorat shumëngjyrëshe, fenomeni i rrallë u pa edhe në Kosovë

Toka është goditur nga stuhia e rrallë diellore, duke krijuar aurora shumëngjyrëshe.

Një prej fenomeneve të rralla është vërejtur edhe në Kosovë. Fotografi, Mendim Rugova, ka arritur që në orët e para të ditës së sotme ta regjistrojë një moment të tillë edhe në qiellin e Prishtinës.

Rugova ka shkruar se loja e ngjyrave që është tipike për këtë fenomen është vërejtur në Kosovë pothuajse njëjtë sikurse në zonat polare.

“11.05.2024 – Timelapse e Aurora Borealis mbi Prishtinë. Shihet loja e ngjyrave, tipike e këtij fenomeni gati sikur në zona polare”, ka shkruar Rugova.

Fenomeni i njejtë ka ndodhur nëpër gjithë botën. CNN ka publikuar fotografi nga qyteti i Portland ku shihet fenomenin “Aurora Borealis.

Kategoritë
BotaLajme