Qeveria u çon mesazh në telefona qytetarëve: S’mund të punoni në zonën Schengen, vetëm vizita afatshkurta

Qytetarët e Kosovës prej 1 janarit do të lëvizin pa viza në zonën shengen.

Lidhur me këtë sot gjatë ditës Qeveria e Kosovës u ka dërguar mesazh qytetarëve lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Nga 1 janari, pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi financiare. Vetëm vizita afatshkurta, jo punësim. 90/180 ditë”, thuhet në sms.

Po ashtu Qeveria ka bashkëngjitur edhe një link me pyetjet më të shpeshta për këtë proces dhe përgjigjet e tyre.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi