Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro shtesë për ndërtimin e shtëpive të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në komunat: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Kurti tha se ata “janë në gjendje të rëndë sociale, me kushte të rënda banimi”, ndaj tregoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e kësaj shume.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se do të subvencionojnë plotësisht ndërtimin apo rindërtimin e shtëpive.
“Ne si Ministri e Financave e kemi trajtuar këtë kërkesë dhe propozojmë para jush që këto mjete, pra 4 milionë, të ndahen”, tha Murati