Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar sot një forumi ekonomik në në Shën Petersburg.
Ai tha se ishte i shqetësuar kur u pyet nëse bota po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore
Bëhet e ditur se Putini foli për luftën e Rusisë me Ukrainën përpara se të kalonte te konflikti midis Izraelit dhe Iranit.
“Është shqetësuese. Po flas pa asnjë ironi, pa asnjë shaka”, tha ai.
“Sigurisht, ka shumë potencial konflikti, ai po rritet dhe është pikërisht nën hundën tonë, dhe na prek drejtpërdrejt”, shtoi Putin.
“Kjo kërkon, sigurisht, jo vetëm vëmendjen tonë të kujdesshme ndaj ngjarjeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve… mundësisht me mjete paqësore, në të gjitha drejtimet.”