‘Pse SHBA e toleron Vucic’: S’e kanë prioritet Kosovën por largimin e ndikimit rus nga Serbia, opozita është pro-ruse si ai thonë analistët serbë

Në opinion publik po komentohet injorimi që i bëri opozitës politike serbe Derek Chollett, Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken. Opinionistë të ndryshëm e shohin këtë edhe si një dyshim ndaj vet opozitës serbe, transmeton Gazeta Metro.

Për gazetën serbe Danas kanë shprehur mendimin e tyre opiniionistë serbë që shohin edhe si gabim strategjik të SHBA’së por edhe si pasojë e vet qarqeve opozitare politike serbe që janë të ndikuar në masë të madhe nga Rusia.

“Zor që dikush në Washington mundet me plot kuptim të identifikohet me regjimin e Vucic, por janë të vetëdijshëm që në këtë moment i gjithë pushteti (dhe e gjithë fuqia që të bëhet një kthesë e madhe gjeopolitike) gjendet në duart e një njeriu. Për shkak të kësaj po provojnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, në një masë të konsiderueshme duke injoruar opozitën” ka thënë për Danas, profesori universitar Bojan Pantic, duke komentuar vizitën e diplomatit amerikan Derek Chollet në Beograd.

Në pyetjen pse Chollett kishte shmangur një takim me opozitën gjatë kësaj vizite, Pajtic tha se kjo ndodhi pasi opozita serbe është ende mjaft e dobët që të mund të ndikojë në drejtimin strategjik në të cilin do të lëvizë shteti, por edhe për shkak se brenda një opozita kaq të pafuqishme një numër i madh i veprimtarëve i mbahen kursit pro-putin.

Amerikanët nuk e kanë prioritet çështjen e Kosovës, por largimin e ndikimit rus nga Serbia, duke parë që agresionin në Rusi e përjetojnë si fillimin e një lufte të ftohtë të re e të llojit të vet. Aty ku po gabojnë Amerikanët është ideja se Vucic do t’i kthejë shpinën Putinit. Jo që ai nuk është në gjendje t’ia bëjë at% secilit (ia bëri edhe babait të tij politik), por pasi nuk është i gatshëm të bëjë diçka që do t’ia kërcënonte regjimin mafioz-kleptokratik. E radhitje në krahun Perëndimor e kundër Putin gjithsesi këtë do të prodhonte atë efekt” tha Pajtic.

Nga opozita serbe për Danas është deklaruar deputeti i Partisë Popullore të Serbisë, Stefan Jovanovic, që u pyet për arsyet se pse opozita serbe për dallim nga ajo kosovare nuk mori ftesë për takim me një zyrtar të lartë Amerikan siç është Chollett. Jovanovic ishte i mendimit se SHBA’ja është e interesuar për zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës.

“Duket se ka një interesim të lartë që të përshpejtohet zgjidhja e statusit të Kosovës e Metohisë, tek  një numër i caktuar i fuqive të mëdha, edhe Amerikës. Në një situatë të tillë, qendrave perëndimore u konvenon një regjim i tillë në Beograd pasi është i cenueshëm ndaj presioneve dhe shantazheve e që shfaq gatishmëri për ‘pazar’ për t’u dorëzuar e lejuar anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në OKB” tha Jovanovic.

Këshilltari Special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollett, kishte vizituar mes tjerave shtete edhe Kosovën e Serbinë këtë javë, ku kishte theksuar nevojën për përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Brukselit, pra Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni