“Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam”: Avokati i familjes së Liridona Ademajt emocionin me fjalën hyrëse në Gjykatë

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka mbajtur fjalën hyrëse në Gjykatë.

Ai ka treguar për disa prej pyetjet që ia ka bërë familja.

“Besoj se para kësaj gjykate, do të jepet përgjigje pyetjes së babait të Liridonës “Pse Naim ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura, e Dona mbeti brenda”, pyetjes së fëmijëve të Liridonës “Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam”, pyetjes së nanës së Liridonës “pse nuk ko me pa ma Liridonën”, pyetjes së Leonardit “Pse Naimi po mundet aq qetë me iu bërtit fëmijëve atë natë”, e një ditë më vonë me u ushqy në Swiss Diamond sikur nuk ka ndodh asgjë”, tha avokati.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi