Privilegj për të pasurit: Izraelitët po ikin me jaht drejt Qipros – qindra presin në porte për transport

Qytetarët izraelitë i janë drejtuar detit si rrugë shpëtimi nga vendi, pas mbylljes së aeroporteve, dhe destinacioni kryesor – në shumicën e rasteve vetëm përkohësisht – është Qiproja, shkruan gazeta izraelite Haaretz.

Sipas këtij mediumi, çdo mëngjes qindra izraelitë presin radhën për një vend në jahtet e vogla, të cilat me një çmim të konsiderueshëm u ofrojnë atyre një rrugëdalje nga një vend që aktualisht ndodhet në luftë me Iranin.

“Shumica e pasagjerëve thonë se nuk jetojnë në Izrael dhe se po përpiqen të kthehen në shtëpi. Të tjerë thonë se po udhëtojnë jashtë për t’u bashkuar me fëmijët apo partnerët. Vetëm pak prej tyre e pranojnë se po ikin nga kërcënimi i sulmeve raketore iraniane. Askush nuk dëshiron të flasë hapur me gazetarët,” shkruan Haaretz.

Aktualisht, çmimi për një pasagjer është rreth 2.500 shekel (rreth 1.200 euro), por disa operatorë kërkojnë deri në 6.000 shekel (afërsisht 2.900 euro).

Kujtojmë se pas sulmeve izraelite ndaj Iranit që ndezën konfliktin mes dy vendeve, qeveria izraelite në Tel Aviv, duke cituar “rreziqe sigurie”, vendosi të mbyllë aeroportet.

Gjithashtu, udhëtimi jashtë shtetit nëpërmjet pikave kufitare tokësore është vështirësuar ndjeshëm, dhe disa qytetarë të Izraelit që jetojnë jashtë vendit, qeveria e Benjamin Netanyahut po përpiqet t’i rikthejë.

Vlen të theksohet se, sipas Haaretz, personat që largohen nga Izraeli në këtë mënyrë e përdorin Qipron si ndalesë të përkohshme, për të udhëtuar më tej drejt Evropës ose pjesëve të tjera të botës.

Kategoritë
BotaLajme