Duke theksuar se integriteti territorial i Sirisë dhe mbrojtja e pakicave janë të një rëndësie kritike për ta, Ursula von der Leyen, tha se sot dhe në ditët në vijim do të bisedojë me liderë rajonalë
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka deklaruar se integriteti territorial i Sirisë është i një rëndësie kritike dhe se për këtë qëllim ajo pati një bisedë telefonike me mbretin jordanez Abdullah II dhe se do të bisedojë edhe me liderë të tjerë të rajonit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në llogarinë e saj në median sociale, Von der Leyen, theksoi se ajo ka biseduar në telefon me mbretin Abdullah II dhe se ata duke vlerësuar rënien e regjimit Baath, diskutuan pasojat për rajonin.
Ajo bëri të ditur se integriteti territorial i Sirisë dhe mbrojtja e pakicave janë të një rëndësie kritike për ta, ndërsa shtoi se “Duke pasur parasysh situatën në ndryshim, ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë. Sot dhe në ditët në vijim unë do të bisedoj me liderë të tjerë rajonalë”.
Në deklaratën e parë pas rënies së regjimit të Asadit, Bashkimi Evropian deklaroi se ishte i kënaqur me situatën dhe se ishte i gatshëm të luante një rol në rindërtimin e vendit duke ruajtur integritetin e tij territorial.
– Zhvillimet në Siri
Më 27 nëntor në Siri u intensifikuan përleshjet midis grupeve të armatosura kundër regjimit dhe forcave të Bashar Asadit.
Midis 30 nëntorit dhe 7 dhjetorit, grupet fituan dominim në provincat më të mëdha si Halep, Idlib, Hama dhe Homs.
Regjimi humbi plotësisht kontrollin në Damask dhe shumë rajone të tjera dhe u rrëzua edhe me mbështetjen masive të popullit për grupet që filluan të hyjnë në kryeqytetin Damask më 7 dhjetor.
Ndërsa sundimit 61-vjeçar të Partisë Baath i erdhi fundi, udhëheqësi i regjimit Asad u largua nga kryeqyteti dhe ndodhet në Moskë.
Edhe Ushtria Kombëtare Siriane gjithashtu në ditën e parë të “Operacionit Agimi i Lirisë” çliroi nga organizata terroriste PKK/YPG rajonin Tel Rifat.
Në operacion, me çlirimin edhe të rajonit Munbixh u pastrua nga organizata terroriste foleja më e madhe terroriste në perëndim të lumit Eufrat.