Presidenti i Sirisë e konsideron planin e Trump-it një krim të rëndë: “Kemi mësuar nga mësimi palestinez”

Presidenti i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha se beson se plani i presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve dhe marrjen e kontrollit të Rripit të Gazës është “një krim i rëndë që në fund do të dështojë.”

Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, të shkatërruar nga lufta, dhe do ta zhvillojë ekonomikisht pasi palestinezët të zhvendosen diku tjetër, pa të drejtë për t’u kthyer në Gaza.

Një nga mesazhet e tij është se plani i Trump-it nuk do të ketë sukses.

“Pas më shumë se 80 vitesh të këtij konflikti, të gjitha përpjekjet për t’i zhvendosur ata kanë dështuar. Ata që u larguan, e kanë penduar vendimin e tyre. Mësimi palestinez që çdo brez e ka mësuar është rëndësia e ruajtjes së tokës së vet,” shtoi ai.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, gjithashtu reagoi ndaj deklaratës së Trump-it, duke thënë se plane të tilla “janë të dënuara të dështojnë.”

“Veprimet tona kanë bashkuar gjakun e dëshmorëve. Gjaku ynë është përzier me gjakun e dëshmorëve në Liban, Irak, Jemen dhe Iran. Premtimi ynë është që populli palestinez kurrë nuk do të harrojë ata që e kanë mbështetur dhe kanë luftuar së bashku me të,” tha zyrtari i Hamasit.

Kategoritë
BotaLajme