Presidenti i Estonisë: Vendet fqinje të Rusisë duhet të përgatiten për më të keqen

Presidenti i Estonisë Alar Karis beson se vendet fqinje të Rusisë duhet të përgatiten për më të keqen dhe se Rusia nuk do të ndryshojë as pas sundimit të Presidentit Vladimir Putin.

Ai tha se gjëja më e rëndësishme për momentin është ndalimi i “makinerisë ruse të luftës”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të gjunjëzuar Rusinë dhe Putinin. Më pas mund të fillojnë diskutime serioze për përfundimin e luftës në Ukrainë,” përfundoi ai.

Kategoritë
BotaLajme