Presidenti i Azerbajxhanit vizitoi vijën e frontit

Aliyev me një uniformë ushtarake pritet nga populli me gëzim të madh në një nga vendbanimet e qytetit Fuzuli.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka vizituar zonën e vijës së frontit ku u përjetuan përleshjet me Armeninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Aliyev me një uniformë ushtarake pritet nga populli me gëzim të madh në një nga vendbanimet e qytetit Fuzuli.

Aliyev duke zbritur prej makinës e përshëndet popullin, ndërsa qytetarët me slogane shprehin mbështetjen e tyre.

Qytetarët nga njëra anë brohorisin me sloganet “Karabak, “Ilham”, ndërsa nga ana tjetër i xhirojnë momentet me celularët e tyre.

Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, kurse përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tri marrëveshje të armëpushimit humanitar.

Presidenti rus Vladimir Putin më 10 nëntor njoftoi se Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Malësinë e Karabakut.

Kategoritë
BotaLajme