Presidenti Erdoğan zbulon sekretin e monolitit në Turqi

Duke folur të martën me një imazh të monolitit misterioz në një ekran pas tij, presidenti i shtetit Recep Tayyip Erdoğan, citoi fjalët e lashta turke në strukturë: “Shikoni qiellin, shihni hënën”

Monoliti misterioz metalik që u shfaq në Turqinë juglindore javën e kaluar është zbuluar të jetë pjesë e prezantimit të programit të ri hapësinor të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me një imazh të monolitit misterioz në një ekran pas tij, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, citoi fjalët e lashta turke në strukturë: “Shikoni qiellin, shihni hënën”.

“Me anë të kësaj prezantoj Programin Kombëtar Hapësinor të Turqisë me vizionin 10-vjeçar për hapësirën”, tha Erdoğan në kryeqytetin Ankara.

Shtylla metalike, 3 metra e gjatë dhe një metër e gjerë, u gjet më 5 shkurt, thuajse 20 kilometra nga qendra e qytetit Şanlıurfa, ndërkohë shumë njerëz kuriozë vizituan lokacionin.

Monoliti misterioz tërhoqi interesimin e mediave ndërkombëtare përpara se të zhdukej të martën në mëngjes, si pjesë e publicitetit të planifikuar për programin e ri hapësinor të Turqisë.

Struktura të ngjashme ishin shfaqur më parë në lokacione jashtë Turqisë, të palidhura me njoftimin e programit hapësinor.

Kategoritë
BotaLajme