Policia ia refuzon kërkesën Labit për protestë

Kjo protestë sipas tij bëhet me qëllim kundërshtimin e masave të reja antiCovid të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Teksa ka bërë thirrje për grumbullim në orën 11:00 në qytetin e Ferizajt, Labit duket se kërkesën për protestë nuk ia kanë aprovuar organet e rendit.

Ka qenë vet këngëtari ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka shfaqur kërkesën së cilën ia ka adreauar Policisë së Kosovës dhe që e njëjta më pas është hedhur poshtë.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Tê dashur qytetar, kërkesen për protesten që duhet ta mbajm nesër e ka refuzuar stacioni policorê!

Gjithsesi faleminderit që më lajmruan ata nuk kanë faje.

Në rregull, por ne do të dalim aty 30 minuta, me maska, dhe paqesore!

Pra mos harroni nesër ora 11:00 do mbahet protesta përgjegjesia është e madhe, por pa marrë përgjegjesi nuk shohim as dritë e as ardhmeri!

Zoti ju bekoftë“, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram.

Kategoritë
LajmeVendi