“Po ju vëzhgoj”: Trump kërkon nga “të gjithë” të mbajnë çmimet e naftës të ulëta

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar të hënën nga “të gjithë”, që të mbajnë çmimet e naftës të ulëta.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump ka shkruar:

“Të gjithë, mbani çmimet e naftës të ulëta, po ju vëzhgoj! Po luani në anën e armikut, mos e bëni.”

Kjo deklaratë e Trump vjen pasi luftimet dhe pasiguritë në rajon kanë shkaktuar frikë për një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës, që mund të ndikojë negativisht në ekonominë globale dhe xhepat e konsumatorëve në të gjithë botën.

Përmes një postimi tjetër, Trump poashtu ka inkurajuar Departamentin e Energjisë të rrisë prodhimin e naftës me frazën e njohur “drill, baby, drill” duke kërkuar masa urgjente për të siguruar furnizim më të madh dhe për të stabilizuar tregun.

Kategoritë
BotaLajme