Përplasjet në Kuvend: Opozita akuzon kryesuesin Dehari për shkelje të Kushtetutës

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është përcjellë me akuza për shkelje të Kushtetutës nga ana e opozitës, për shkak të insistimit të kryesuesit Avni Dehari që të procedohet me krijimin e komisionit ad-hoc për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kërkuan nga Dehari që të mos vazhdojë me këtë pikë, duke e cilësuar atë si abuzim me procedurat dhe Kushtetutën.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryesuesi po e shkel Kushtetutën me vetëdije.

“Sot me vetëdije e të plotë, kryesues po abuzon dhe po e shkel Kushtetutën. Ju lutem kthehuni në rendin e ditës. Kjo është shkelje, është abuzim,” deklaroi Çitaku.

Në linjë të njëjtë, reagoi edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke i bërë thirrje Deharit që t’i përmbahet rendin e ditës.

“I nderuar, kthehu në rendin e ditës për të cilin komisioni është pajtuar,” tha ajo.

Përballë refuzimit të partive opozitare për të propozuar anëtarë për komisionin ad-hoc, kryesuesi Avni Dehari kërkoi ndërprerjen e fjalës për deputetët që nuk sjellin propozime konkrete.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi