Në Parlamentin e Bullgarisë dje shpërtheu një përleshje mes deputetëve për shkak të vendimit që vendi të bashkohet me eurozonën. Pas miratimit të vendimit që Bullgaria të fillojë përdorimin e euros nga 1 janari 2026, përplasjet mes palëve kundërshtare janë shtuar ndjeshëm.
Disa deputetë bënë thirrje për ruajtjen e monedhës kombëtare, levës, dhe bllokimin e Kuvendit Popullor.
Gjatë seancës parlamentare, deputetët e partisë “Rilindja” (Obnova), të udhëhequr nga lideri i tyre Kostadin Kostadinov, bllokuan foltoren. Kostadinov u ngjit në podium dhe deklaroi:
“Sot është një ditë e zezë për Bullgarinë.”
Mediat bullgare raportuan për një përleshje fizike mes dy deputetëve, ndërsa në pamjet e shpërndara nga Reuters shihet shtyrja dhe tensioni mes tyre.
Protesta në rrugë kundër euros
Të paktën mijëra qytetarë protestuan javën e kaluar në rrugët e Bullgarisë kundër vendimit për futjen e euros. Shumë qytetarë janë skeptikë, duke shprehur frikën se euroja do të varfërojë më tej vendin, do të shkaktojë rritje të çmimeve dhe do të kufizojë sovranitetin ekonomik të Bullgarisë.