Përgatitjet për raundin e ri të negociatave: Kreu i shërbimit të inteligjencës turke bisedoi me udhëheqësit e Hamasit

Kreu i shërbimit të inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, u takua të dielën me një nga liderët e lartë të Hamasit për të diskutuar mbi tragjedinë humanitare në Gaza dhe përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.

Kalin u takua me delegacionin e udhëhequr nga Muhammad Darwish, kryetar i udhëheqjes së Hamasit, dhe diskutuan për hapat që duhen ndërmarrë për ndërprerjen e zjarrit dhe dërgimin e ndihmave në Gaza.

Gjatë takimit u fol edhe për përpjekjet e Turqisë, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare dhe shkatërrimit në Gaza dhe për të siguruar një fluks të shpejtë ndihmash.

Po ashtu u diskutua arritja e një konsensusi mes grupeve palestineze gjatë këtij periudhe kritike, në të cilën priten negociata të reja mes udhëheqjes palestineze dhe Izraelit. Në këtë drejtim, Turqia ka ofruar mbështetje të fuqishme për popullin palestinez.

Takimi u mbajt pasi presidenti amerikan Donald Trump shprehu optimizëm për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, duke thënë të premten se ai mund të arrihet “brenda javës së ardhshme.”

Kategoritë
BotaLajme