Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm lindjen e katërnjakëve nga qytetarja e komunës që ai udhëheq.
Bulliqi ka thënë se “si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve”.