Pentagoni: Ushtria gati për çdo urdhër të Trump, edhe për luftë

United States Secretary of Defense Pete Hegseth speaks during a meeting of the Ukraine Defense Contact group at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, Feb. 12, 2025. (AP Photo/Omar Havana)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar të mërkurën se ushtria amerikane është “gati të zbatojë” çdo vendim që mund të marrë presidenti Donald Trump, qoftë në çështje lufte apo paqe.

Sipas The Guardian, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Hegseth ka theksuar se:

“Nëse dhe kur merren këto vendime, Departamenti i Mbrojtjes është i gatshëm t’i zbatojë.”

Megjithatë, bëhet e ditur se ai ka refuzuar të konfirmojë nëse janë përgatitur skenarë konkretë për sulme ndaj Iranit.

 

 

Kategoritë
BotaLajme